-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veseli thotë se taksa mbetet, por të pezullohet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar sot se taksa 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës është vendosur për të mirën e Kosovës dhe asnjëherë nuk guxon të kthehet kundër Kosovës.

Ai ka përsëritur se taksa do të qëndrojë.

Këto komente, Veseli i ka bërë pas vizitës në Shkollën “Jeronim De Rada”, në Ferizaj.

“E kemi vendosur tarifën 100 % për produktet dhe mallrat serbe, sepse këtë na e ka imponuar Serbia. Tarifa do të qëndrojë. Ju e dini, unë e kam bërë një propozim, i cili është shumë konkret, dhe parasheh masat që duhet të ndërmerren. Pezullimi është kërkesë edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një masë e përkohshme. Gjatë kësaj kohe, ne mund të marrim veprime që në Kosovë s’mund të hyjnë më mallra serbe pa i respektuar institucionet e Republikës së Kosovës. Jemi duke punuar intensivisht në këtë pjesë”, ka deklaruar Veseli, përcjell prishtinapress.eu

Sipas liderit të koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, është qenësore që Kosova dhe SHBA-ja nuk guxojnë në asnjë moment të kenë qëndrime të ndryshme përballë Serbisë.

“Duhet të jemi një. Kosova është shumë më e fuqishme në mbrojtje të territorit, të sovranitetit dhe ta ndalë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke i pasur partnerë SHBA-të dhe BE-në. Krejt ajo çfarë jam duke u mundur të bëj është kjo, ta ruajmë këtë partneritet dhe këtë do ta arrijmë, të jeni të sigurt. Ta ruajmë dinjitetin e vendimmarrjes së shtetit tonë. Serbia të mos i fërkojë duart se mund ta kalojë situatën e lojërave që bën me mallrat dhe qytetarët, sepse do t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate. Të tregohemi të mençur. Jam i sigurt se do të dalim fitimtarë. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë edhe vendime të cilat do të jenë shumë të mençura nga Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img