Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar fitoren e Donald Trump’it në zgjedhjet presidentciale.
Ai i ka uruar suksese në detyrën e re dhe ka shprehur mirënjohjen më të madhe edhe për kandidaten Hilary Klinton. Veseli ka nënvizuar se Kosova e pret me kënaqësi bashkëpunimin me Donald Trump.
“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të përgëzoj presidentin e zgjedhur, Z. Donald Trump për fitoren e arritur dhe i uroj sa më shumë sukses dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme. Po ashtu, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për Znj. Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën.
SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona dypalëshe do të forcohen gjithnjë e më shumë dhe presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur, Z.Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore. K.V. ” ka shkruar Veseli.