Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë sot pjesë në lansimin e bibiliotekës digjitale në Prishtinë.
Duke folur para të pranishmëve, Veseli ka thënë se shteti i Kosovës nuk forcohet as duke ikur nga vendi e as nga sfidat.
“Shteti nuk forcohet duke ikur nga Kosova, e as duke u tërhequr nga sfidat”, ka thënë ai.
Këto komente të Veselit vijnë në një periudhë kur nëpër media është duke u raportuar për një ikje masive të të rinjve jashtë vendit.
Një gjë të tillë nga ana tjetër po e mohojnë nga Qeveria e Kosovës.
Megjithatë, nga të dhënat e siguruara nga MPB-ja për lajmi.net është bërë e ditur se për vetëm tre muaj, 265 kosovarë kanë kërkuar azil jashtë vendit.