Site icon PrishtinaPress

Veseli: Të fuqizohet roli i Agjencisë Kundër Korrupsionit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, nga i cili ka pranuar raportin vjetor të punës së kësaj agjencie.

Kryeparlamentari Veseli ka përgëzuar drejtuesin e AKK-së për punën e institucionit që drejton, duke i ofruar njëkohësisht mbështetje për iniciativat për ndryshimet e ligjeve ne domenin e AKK-së.

Kryetari theksoi nevojën e fuqizimit të rolit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, si një prej shtyllave të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Drejtori i AKK-së, Havolli, nga ana e tij falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen, ndërsa konfirmoi përkushtimin e Agjencisë për të kryer me përgjegjësi detyrat dhe obligimet ligjore që ajo ka para vetes. ​

Exit mobile version