Site icon PrishtinaPress

Veseli tallet me videon tallëse të Shukit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook videon e realizuar nga prezantuesi komedian “Shuki” i cili ka realizuar një video tallëse në takim me disa nxënës, njësoj sikur videot e turit të dëgjimit që po i bënë Veseli me kategori të ndryshme anekënd Kosovës.

Veseli e ka ftuar Shukin që të “koordinohen” në mënyrë që mos të takohen rastësisht në ndonjë tur të dëgjimit.

“Shuki është mirë të takohemi dhe të koordinojmë agjendën e turit të dëgjimit që mos të na bjerë të takohemi në të njëjtin vend :D”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Exit mobile version