Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke folur për rrënimin e murit në Mitrovicë, dhe projektin e ri në atë pjesë, ka kritikuar disa nga opozita që dje kanë deklaruar se në Mitrovcië do të ndërtohet sërish muri
Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të mos i dëgjojnë këta politikanë, që sipas tij shohin dhe flasin vetëm zi, që e vetmja gjë që shohin është karrigja e tyre.
Ai me këtë rast pa i përmendur emrin, ka ftuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehet në Kosovë dhe të mos kenë frikë se mund të bëhet luftë.
“Mos lejoni manipulime nga njerëzit që shohin vetëm zi, që të vetmin mendim e kanë vetëm karrigen. I ftojë që të kthehen në Kosovës, se janë frikuar se do të bëhet luftë. Këtu duhet me nejt edhe kur është keq e edhe kur është mirë”, ka thënë Veseli.
Në fundjavën e kaluar mediat kanë publikuar një fotografi të deputetit Kurti, i cili ndodhet në Norvegji ku edhe i jeton bashkëshortja e tij, shtetase e këtij vendi.
Kurti në foto shihet teksa mban karrocen e vajzës së tij të vogël.