Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.
“Biseduam për nevojën që të bashkohemi, pozitë dhe opozitë, në fazën finale të Dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Veseli.
“Takimi i sotëm, në të cilin me një pjesë të opozitës diskutuam për Draft-Rezolutën për Dialogun, ishte një hap i rëndësishëm. Në ditët në vazhdim do t’i intensifikojmë përpjekjet që konsensusi të ndodhë sa më parë”, ka shtuar Veseli.