Site icon PrishtinaPress

Veseli takohet me Edi Ramën, dakordohen për agjendë të përbashkët evropiane

Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në orët e pasdites, i është rezervuar pritje e nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të dy liderët biseduan për raportet e ngushta që tashmë të dy shtetet kanë ndërtuar në të gjitha sferat.

Veseli dhe Rama potencuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm dhe lehtësimit të rrugës së integrimit euro-atlantik.

Kryeparlamentari Veseli vlerësoi rolin që tashmë shteti shqiptar ka në rajon, si faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi, por edhe si shembull i reformave në shumë fusha.

Kryeministri Edi Rama mbështeti punën e institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane.

Të dy bashkëbiseduesit potencuan se agjenda e përbashkët evropiane është e paalternativë dhe si e tillë duhet të jetë prioritet i institucioneve të të dyja shteteve./PrishtinaPress.eu/

Exit mobile version