Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të zhvillojë sot një takim me ministrin e Financave, Bedri Hamza.
Në këtë takim Veseli do të pres gjithashtu edhe ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri si dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.
Nuk është bërë e ditur tema e diskutimit por që takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryeparlamentarit me fillim nga ora 13:00.