Site icon PrishtinaPress

Veseli takohet me Apostolova-n: PDK do të jetë opozitë efikase, në qendër do ta ketë zërin e qytetarit!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook ka njoftuar se sot është takuar me shefebn e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

Veseli ka thënë se kanë biseduar rreth zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur, duke shtuar se PDK do të jetë një opozitë efikase.

Ky është postimi i plotë:

Gjatë takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Znj. Nataliya Apostolova diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat që na presin. Theksuam se procesi ishte në përputhje më standardet më të larta të demokracisë duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona. Partia Demokratike do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër të veprimtarisë të saj zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës.

Exit mobile version