Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot të pret në takim njoftues shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Takimi sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës do të mbahet nga ora 12:00. Ky takim ishte paralajmëruar që të mbahet të martën por është shtyrë për sot.