9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Sot do ti mposhtim egot politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se sot do të mposhten egot politike të individëve dhe do të veprohet në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Pas takimit që kishte me ambasadorët e vendeve të BE-së, dhe shefen e BE-së për Kosovën, Nataly Apostoloven, Veseli ka thënë se askush nuk do ta ndalë Kosovën që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Askush nuk do ta ndalë Kosovën të jetë pjesë e barabartë e Bashkimit Evropian. Sot, ne do të mposhtim egot politike të cilitdo individ që synon të mbajë të bllokuar qytetarët. Bashkimi Evropian do të jetë përherë mbështetës i Kosovës dhe qytetarëve të saj.” është shprehur Veseli.

Seanca për votimin e demarkacionit nis në orën 11:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img