-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: S’më intereson cila është vështirësia, vendimi i sotëm vlen për të gjithë zyrtarët e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth vendimeve të fundit sa i përket lirimit nga detyra të zyrtarëve të këtij subjekti partiak të cilët janë të përfshirë në aktakuza për korrupsion.

Veseli në Zonën B të Klan Kosovës, ka thënë se është i vendosur dhe është zotuar se këtij procesi do t’i shkojë deri në fund.

”E kam pritur këtë moment. Jam i vendosur. Në sakrifica e kemi fituar lirinë kemi dhënë shumë e nuk kemi ndërmend me humb lirinë në rrethana të paqes për shkak të egos dhe veprimeve të neveritshme nga kush do qofshin ata”.

”Në një proces me mijëra qytetarë që kam takuar iu kam treguar se nuk kemi ndërmend ta humbim Kosovën.  Në këtë pjesë jam i zotuar të shkojë deri në fund, nuk është e lehtë sfida, besimi i atyre njerëzve rreth 5000 njerëz që mezi i zinte salla në Konventën e PDK-së”.

”Unë nuk besoj që dikush është me i vendosur se unë për të mirën e vendit. Jam shumë i vetëdijshëm dhe shumë i vendosur, do t’i shkojë deri në fund. Nuk ka rrugë tjetër, s’ka opsion tjetër. Ky vend ka nevojë për më shumë shpresë, të rinjtë tanë kanë nevojë për më shumë besim”.

”Deklarata ime në Konventë është zëri i çdo anëtari i PDK-së, do të ecim shumë përpara me një vizion të qartë, lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë e pamëshirshme. Të rinjtë do të kenë mundësi të gjithë. Të gjithë bashkë duhet t’i bindemi ligjit dhe të punojmë për këtë vend”.

”Vendimi nuk do të jetë vetëm për ata që janë në Qeveri, por asnjë zyrtar i PDK-së i përfshirë në aktakuza të tilla nuk do të udhëheq apo nuk do të votohet në asnjë partner koalicioni. Për ta ndërtuar një shoqëri demokratike në rend të parë duhet ndërtuar shpresë dhe besim për qytetarët”.

”Unë jam në politikë për koncept qytetar, në politikë për kombin tim. Jeta në Kosovë është e pa-alternativë për mua dhe fëmijët e mi. Dua që fëmijët e mi ta kenë të njëjtën shans sikurse çdo kryetar i Kuvendit. S’më intereson cila është vështirësia, s’më intereson a është ajo rrugë apo ajo, ky është sundim i ligjit”.

”Pse të kenë pozicione që ndoshta janë të njohur vetëm si zyrtarë publikë?  Kam bashkëbiseduar në Konventën e PDK-së, jam falënderues ndaj të gjithë qytetarëve. Është një besim dhe kurrë nuk do t’i zhgënjejë njerëzit që më besojnë sepse besimi është i shenjtë”.

”Nuk është e lehtë, njerëzit kanë skepticizëm sepse janë mësuar të dëgjojnë vetëm fjalë. Nuk do të ketë vetëm fjalë por vetëm veprime konkrete. Nuk ka alternativë tjetër, do të shkojmë në një drejtim i cili është i pandryshueshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img