-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Veseli shpreson në Listën Serbe, edhe pse ka qëndrim të prerë kundër demarkacionit

Ndonëse Lista Serbe zyrtarisht ka njoftuar se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Demarkacionit, megjithatë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se kjo parti ende nuk ka dhënë qëndrim zyrtar.

“Lista Serbe nuk do ta votojë marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi”, thuhej në komunikatën e Listës Serbe dërguar medieve para disa ditësh.

Madje kjo parti i kishte cilësuar si tendencioze shkrimet me mediet shqip në vend.

“Shkrimet ne mediet shqipe se Lista do ta votoje demarkacionin, janë thjesht tendencioze”, thuhej më tej në komunikatë.

Megjithatë, kryetari i PDK-së, njëherësh edhe i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se Lista Serbe ende nuk e ka deklaruar votën e saj rreth Demarkacionit.

“Lista Serbe e cila ende nuk e ka shprehur qëndrimin e vet”, ka thënë ndër tjera dje Veseli gjatë një interviste.

Sa i përket kushtëzimeve të Listës Serbe me themelimin e Asociacionit, Veseli ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar një gjë e tillë.

Përveç Listës Serbe, aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar edhe Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me partitë në pushtet.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh.

Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img