0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli shijon kafenë në lokalin “X21”: Kafja më e shijshme për mua dhe Violetën (Foto)

Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot kafenenë më të re në Prishtinë “X 21”, e cila është hapur sot në shënimin e Ditës Botërore të Personave me sindromin Down

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij Violetën, kanë vizituar sot kafenenë më të re në Prishtinë “X21”, në të cilën janë punësuar persona me sindromin Down.

Veseli në fotografitë e shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, shihet duke pirë kafenë me bashkëshorten e tij në këtë lokal, ndërkohë duke bërë fotografi me personat me sindromin Down, të cilët tashmë kanë filluar punën në këtë kafene.

“Kafja më e shijshme për mua dhe Violetën në kafeterinë X21 në Prishtinë. Një mundësi më shumë për fëmijët me sindromën Down që të integrohen në shoqëri. Por kjo s’duhet të jetë e vetmja. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë për këtë kategori të shoqërisë”, ka shkruar Veseli.

TEMAT:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img