Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vlerësuar si një sukses historik rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
“Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar”, shkroi Veseli në Facebook.
Ai uroi Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
“Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre. Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike”, përfundoi Veseli.