1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Ratifkimi i demarkacionit, interes strategjik i popullit të Kosovës

Është interes strategjik i popullit dhe shtetit të Kosovës, që të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi, si një shtet mik dhe së shpejti anëtar i NATO-s. Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli, për Ekonomia Online, pasi komisioni për matjen e territorit doli me raport, e në të cilin u gjet se Kosova me demarkacion nuk humb territor, porse Qakorri mbetet jashtë Kosovës.

Veseli tha se Kosova ka nevojë të përmbush obligimet e veta të cilat i ka si shtet i pavarur dhe sovran, duke bërë thirrje edhe një herë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Kosova ka nevojë të përmbush obligimet e veta të cilat i ka si shtet i pavarur dhe sovran dhe ka nevojë ta shënjojë kufirin e vet në procesin e forcimit të sovranitetit. Momentin kur e ratifikojmë demarkacionin me Malin e Zi, do të kemi vetëm një pjesë të territorit të pa përcaktuar, atë me Serbinë”, tha ai.

Veseli siguroi se me Malin e Zi do të ketë vetëm partneritet dhe fqinjësi të mirë, duke pohuar se asnjëra palë nuk ka pretendime territoriale, por vetëm raporte si dy vende të pavarura dhe sovrane.

“Mali i Zi nuk guxon assesi të rrëshqet në influencën pro serbe dhe presionit i cili po ushtrohet nga carqet proruse. Këtë ne si Kosovë e ndjekim si shqetësim dhe njëkohësisht e sigurojmë Malin e Zi se me Kosovën do të ketë vetëm partneritet dhe fqinjësi të mirë dhe se nuk kemi pretendime territoriale si dy vende të pavarura dhe sovrane”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli këto deklarat i bëri në Tiranë ku qëndroi për vizitë dyditore, më ç’rast u prit nga krerët shtetërorë, por edhe liderë të partive politike

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img