1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Qytetarët presin t’i përfaqësojmë përmes debatit, jo përmes dhunës e bllokimeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar lidhur me fillimin e sesionit vjeshtor parlamentare, duke thënë se qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit, e jo përmes dhunës dhe bllokimeve.
Ai uroi që ky sesion të ketë unitetet dhe deputetët të merren më shumë me debatin ekonomik.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Sot filluam sesionin vjeshtor parlamentar. Qytetarët presin nga deputetët që t’i përfaqësojnë përmes debatit e jo përmes dhunës dhe bllokimeve. Është koha që edhe dallimet politike të shpërfaqen përmes debatit në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Bashkëpunimi dhe konsensusi nuk kanë alternativë – asnjëherë. Në këtë sesion të ri parlamentar, uroj të kemi unitet dhe të merremi më shumë me debatin ekonomik dhe ligjet që nxisin zhvillimin ekonomik. Këtë e presin qytetarët nga ne”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img