3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Veseli propozon Muzafer Shalën ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar sot ministrin e ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën, i cili është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.

Muzafer Shala është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e PDK-së në Vushtrri.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha gjatë prezantimit të ministrit të ri se inovacioni dhe ndërmarrësia janë elementet kryesore të ekonomisë që synon Kosova.

“Njëri nga parimet kryesore për të krijuar ndërmarrësi dhe inovacion është bashkëpunimi adekuat në mes industrisë dhe botës akademike, së bashku me zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ne kemi shumë njerëz premtues në Kosovë. Fatkeqësisht shumë prej tyre po e lëshojnë vendin; qëllimi jonë është që ta ndalim zbrazjen e trurit dhe t’i japim rinisë sonë arsye për të qëndruar këtu. Një mjedis që i siguron rinisë sonë kushte dhe programe për t’i realizuar ëndrrat e tyre, për të implementuar idetë e tyre inovative – definitivisht do t’i bindë ata për të qëndruar. Ky është misioni jonë”, tha Veseli.

Ai tha se ministri i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka potencial për ta bërë bashkëpunimin e duhur ndërmjet botës akademike dhe industrisë nga njëra anë, si dhe për t’i ofruar të rinjve kushtet e nevojshme dhe mjedisin e përshtatshëm nga ana tjetër, në mënyrë që të sendërtohen ëndrrat e tyre.

Kreu i PDK-së tha se emërimi i Muzafer Shalës në pozitën e ministrit po ashtu dërgon mesazhin e duhur se PDK i jep hapësirën meritore njerëzve të rinj dhe premtues.

“Do të ketë akoma më shumë hapësirë në politikën tonë për njerëzit e shkathtë dhe të talentuar, dhe pikërisht PDK-ja është platforma e tyre.

Njerëzit premtues që duan t’i shfrytëzojnë cilësitë e veta intelektuale, profesionale dhe morale, për ta zhvilluar e promovuar shtetin tonë, do ta kenë vendin meritor në PDK.

PDK është e vetmja parti që jep mundësi reale për njerëzit e rinj dhe premtues”, tha Veseli.

“Ne do të vazhdojmë të promovojmë njerëz të rinj, ne do ta vazhdojmë luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit, dhe jam i bindur se bashkë me Muzaferin dhe të tjerët do ta udhëheqim Kosovën suksesshëm në Dekadën e Re”, tha Veseli.

Shala është emëruar Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Kosovës, pasi ish minsitri Besim Beqaj më 20 qershor kishte dhënë doorëheqje nga ky post.

Dorëheqja e Beqajt erdhi një ditë pas vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për largim nga detyra të të gjithë anëtarëve të kësaj partie politike, që mbajnë poste publike, por njëkohësisht janë të akuzuar nën dyshime për korrupsion dhe nepotizëm. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img