Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se nesër gjatë ditës do ta thërrasë Kryesinë e Kuvendit për ta proceduar tutje Projektligjin për FSK-në.
“Që nesër do ta ftoj Kryesinë e Kuvendit që ta procedojmë këtë ligj. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat kushtetuese lidhur me këtë çështje. Kosova ka nevojë për rrumbullakimin dhe formësimin e identitet të saj shtetëror. Shumica e kadetëve të FSK-së janë duke u ushtruar në vendet më prestigjioze të botës”, ka thënë Veseli.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Projektligjin për ta shndërruar FSK-në ushtri, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar ditë më parë.