1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli pret nga Bashkimi Evropian që në dhjetor të hiqen vizat për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret që BE-ja të marrë një vendimmarrje e cila nuk e turpëron Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian, që vendimmarrja për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave të jetë pozitive, raporton lajmi.net.

Kreu i Kuvendit po ashtu ka bërë të ditur se duke u bazuar në këtë vendimmarrje pret që kosovarët të udhëtojnë pa viza drejt Evropës në dhjetor të këtij viti.

“Kosova e meriton, Kosova beson në Bashkimin Evropian, Kosova pret vendimmarrjen e cila nuk e turpëron Bashkimin Evropian dhe ajo është që të mbaj fjalën dhe të ketë liberalizim të vizave në fund të këtij viti. Po flas gjithmonë në dhjetorin e këtij viti”, ka deklaruar Veseli, raporton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe tash është duke përmbushur edhe të gjitha obligimet të cilat i ka karshi agjendës së reformave evropiane.

Sipas tij, ka mbetur tashmë që vetëm Bashkimi Evropian të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.

Veseli këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që ditën e enjte të  mbahet seancë e jashtëzakonshme politikën e jashtme e kërkuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img