Site icon PrishtinaPress

Veseli premton dyfishimin e investimeve në bujqësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar sot në Istog me ekspertë të agro kulturës, për fuqizimin e këtij sektori.

Ekspertët i kanë dhënë atij propozime konkrete për stimulimin e kulturave të reja bujqësore të cilat sjellin shumë më shumë përfitime për fermerët sesa mbjellja e kulturave tradicionale, bën të ditur një njoftim nga PDK.

Pasi dëgjoi idetë e ekspertëve dhe fermerëve, Veseli tha se investimet në bujqësi do të dyfishohen, ndërsa u bëri thirrje fermerëve që të marrin shembuj të mirë të suksesit për të orientuar veprimtaritë e tyre në fushat bujqësore që japin sa më shumë profite.

“Do të intensifikohet përkrahja, po e përsërisë sërish, për njerëzit që punojnë dhe i mbajnë familjen me djersën e vet. Paratë e taksapaguesve dhe buxheti i Republikës së Kosovës andej do të orientohet. Kjo për arsye se është i vetmi vend dhe sektor ku investohet dhe shumëfishohet”, citohet të ketë thënë Veseli.

Exit mobile version