Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shoqëruar deri në aeroplan zëvendëspresidentin Amerikan Joe Biden dhe familjen e tij, në mbyllje të vizitës në Kosovë.
Pas shoqërimit dhe bisedave miqësore në Aeroport, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar zëvendëspresidentin Amerikan për mesazhet mbështetëse për Republikën e Kosovës, shkruan Indeksonline
“Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën në Kosovë, zëvendëspresidentin Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook pak minuta pas përcjelljes së zvpresidentit Amerikan Biden./PrishtinaPress.eu.