0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Veseli për protestën e VV-së: Sot humbën qytetarët, fituan manipuluesit politikë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka komentuar protestën e sotme të Vetëvendosjes, të mbajtur në kryeqytet kundër presidentit Hashim Thaci.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se duhet të marr fund politika e mbrapshtë me demonstrime të rrejshme patriotike.

Sipas tij, ka një mënyrë për të mbrojtur sovranitetin, duke qëndruar të bashkuar para Serbisë.

 

Më poshtë postimi i Veselit:

Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë.

Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit.

Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme.

Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emërues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img