0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli për Interpol: Opozita në vend që të bashkëndjejë me Serbinë, t’i bashkohet institucioneve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike në Kosovë, Kadri Veseli ka reaguar  për dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol.

Veseli ka thënë se sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën por që sipas tij më i fuqishëm është fakti se Serbia me politikën e saj të pengimit ndërkombëtar të Kosovës, as krimi i organizuar, e as terrorizmi, nuk do të mund ta ndalin fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin ndërkombëtar të tij.

Tutje Veseli ka thënë se Kosova krenohet me policinë e saj dhe se pikërisht kjo polici ka bërë shtetin tonë partner të besueshëm dhe efektiv në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në veçanti kundër terrorizmit. Vota e sotme negative ka dëmtuar qartësisht partneritetin ndërkombëtar kundër këtyre të këqijave.

Veseli ka thënë poashtu se do të ishte mirë që partitë opozitare, në vend që të bashkëndjejnë me Serbinë gëzimin dhe mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol, t’i fërkojnë duart për pushtet, t’i thërrasin arsyes dhe të gjejnë forcën e duhur për t’iu bashkuar institucioneve të vendit në përballje të përbashkët me sfidat që kemi përpara si shtet e shoqëri.

Postimi i plotë:

Sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën. Por, më i fuqishëm se fakti i mosanëtarësimit në Interpol është fakti se as Serbia me politikën e saj të pengimit ndërkombëtar të Kosovës, as krimi i organizuar, e as terrorizmi, nuk do të mund ta ndalin fuqizimin e shtetit të Kosovë dhe integrimin ndërkombëtar të tij.

Kosova krenohet me policinë e saj. Është policia më profesionale në rajon dhe më gjërë. Me profesionalizmin e saj të dëshmuar, Policia e Kosovës e ka bërë shtetin tonë partner të besueshëm dhe efektiv në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në veçanti kundër terrorizmit.

Vota e sotme negative ka dëmtuar qartësisht partneritetin ndërkombëtar kundër këtyre të këqijave.

Por, përkundër kësaj, ne nuk do të dekurajohemi në rrugën e qëllimeve tona integruese. Do të punojmë pa u ndalur dhe pa u dorëzuar asnjëherë. Ashtu siç kemi bërë gjithmonë edhe me sfidat e të kaluarës.

Në këtë kontekst, do të ishte mirë dhe patriotike sigurisht që partitë opozitare, në vend që të bashkëndjejnë me Serbinë gëzimin për mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol, e t’i fërkojnë duart për pushtet, t’i thërrasin arsyes dhe të gjejnë forcën e duhur për t’iu bashkuar institucioneve të vendit në përballje të përbashkët me sfidat që kemi përpara si shtet e shoqëri.

Nxitja e përçarjes së brendshme, politikat egoiste dhe bllokuese janë qartësisht dëmtim i Kosovës dhe i ndihmojnë fuqizimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë në raport me Kosovën. Kjo sjellje politike duhet të marrë fund. Sa nuk është bërë vonë, për të gjithë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img