Site icon PrishtinaPress

Veseli: PDK po tregon një model perëndimor të opozitarizmit!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas anëtarësimeve të reja në Prizren ka theksuar se PDK-ja është e hapur ndaj të gjitha segmenteve të shoqërisë.

Veseli ka thënë se PDK-ja gjatë qëndrimit në opozitë po tregon një model perëndimor të opozitarizmit .

“Pjesë e reformës së brendshme të PDK-së është ripërtëritja e strukturave me kuadro të rinj, profesionistë të suksesshëm e patriotë që po i sjellin partisë energji, pastërti e ide të reja” shkruan Veseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës është parti e hapur që mirëpret pjesëtarë të të gjitha segmenteve të shoqërisë, të cilët dëshirojnë të bëjnë diçka për vendin. Këtë gjë e dëshmon më së miri aderimi i rreth 60 kuadrove profesionistë të Prizrenit, të cilët e shohin partinë tonë si rrugën më të mirë për të kontribuar për Kosovën.
Gjatë takimit me ta i falënderova për besimin e dëshmuar dhe u shpreha se me prurje të tilla cilësore, PDK-ja ka për t’u rikthyer së shpejti si parti fitimtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në opozitë, PDK-ja është duke treguar një model dinjitoz perëndimor opozitar i proaktivizmit dhe konstruktivizmit, ndryshe nga sjelljet konfliktuale obstruktive dhe të dhunshme që kanë manifestuar partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë. Pjesë e reformës së brendshme të PDK-së është ripërtëritja e strukturave me kuadro të rinj, profesionistë të suksesshëm e patriotë që po i sjellin partisë energji, pastërti e ide të reja.

Exit mobile version