0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: PDK po forcohet që ta zhvillojë Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e reja të PDK-së në Suharekë e Gjakovë për të diskutuar vizionin e tij për jetësimin e platformës Dekada e Re.

Pasi vuri në pah suksesin e procesit të brendshëm zgjedhor në të cilën morën pjesë mijëra pjesëmarrës, Kryetari Veseli vlerësoi kulturën demokratike, rezultatet e procesit zgjedhor dhe Dekadën e Re si vizion dhe platformë politike.

“Ne sot jemi dëshmitar për shpejtësinë e zhvillimeve të pritshme por edhe të pa pritshme politike brenda dhe jashtë vendit. Vendit tonë, ne me mundësitë dhe veprimet tona, duhet t’i shërbejmë më së miri që mundemi, sepse, ky është obligim për të djeshmen tonë, të sotmen dhe ardhmen e fëmijëve tanë, si detyrim dhe obligim madhor, brenda vlerave të interesit dhe synimit nacional, integrimin me vlerat euro-atlantike”, theksoi Veseli.

Siç njofton PDK, kreu i PDK-së tha se reformat e reja që kanë filluar, do ta fuqizojnë PDK-në edhe më shumë si partia më e madhe në vend e cila ka përgjegjësinë për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

“Ne kemi ofruar dhe ofrojmë si parti hapësirë për të gjithë, por, këto mundësi duhet të kenë impakt në secilin nivel. Marrja e përgjegjësisë dhe ballafaqimi e sfidat është tipar yni, ndërsa ADN-ja jonë është e pranishme në secilin projekt me vlerë nacionale që nga çlirimi e deri sot. Ne nuk do të ndalemi duke ofruar mundësitë më të mira dhe vlerat më të mira në secilin nivel, duke e bërë vendin tonë të zhvilluar dhe me vlera”, tha Veseli.

Duke folur për projektet dhe reformat e mëdha të ministrave të PDK-së, kreu i PDK-së tha se në partinë që e drejton nuk do të ketë hapësirë për asnjë individ që ka probleme me ligjin.

Ramë Vataj, kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë, tha se në këtë komunë ka pasur shumë ndryshime pozitive gjatë procesit të brendshëm zgjedhor ku shumë profesionistë të fushave të ndryshme që i kanë sjellë energji të re Dekadës së Re.

Pas takimit me strukturat e Degës së PDK-së në Suharekë, Kryetari Veseli ka mbajtur takim edhe me strukturat e degës së PDK-së në Gjakovë, ku u prit nga strukturat lokale të kësaj partie, të cilat i përgëzoi për punën dhe angazhimin, ndërsa i ftoi të punojnë më shumë për tu ofruar tek qytetarët dhe të flasin për vizionin e Dekadës së Re

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img