Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Veseli e ka për të ditur këtë përmes një shkrimi në profilin zyrtar të tij në Facebook, duke cekur që PDK ka shtuar buxhetin për investime dhe pagat e sportistëve dhe fton të gjithë investojn në jetën kulturore e sportive.
Advertisement
Postimi i plotë
Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh. Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private. Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna.
PostAdss