Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, ministrat Uran Ismaili, Abelard Tahiri dhe Kujtim Gashi, kanë ndjekur nga afër kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Suharekë, proces ky ku deri tani kanë marrë pjesë mbi 20 mijë të rinj në mbarë vendin.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tha para delegatëve të rinj në kuvendin zgjedhor në Suharekë se angazhimi kaq i madh i të rinjve , është një tregues shumë i madh se Kosova po ndryshon.
“Angazhimi i mbi 20 mijë të rejave e të rinjve në PDK është një tregues shumë i madh se Kosova po ndryshon dhe do të zhvillohet e transformihet edhe më shumë sepse çdoherë që është mobilizuar e angazhuar ri ia kanë ndodhur zhvillime të mira në të mirë të vendit. Rinia gjithmonë do ta ketë vendin kryesor në PDK sepse të rinjtë janë plot energji e ide inovatore për të ardhmen e vendit”, tha Veseli.
Ai tha se deri në fund të këtij viti, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave pasi ka përmbushur kriteret e nevojshme.
“Por liberalizimi nuk duhet të shihet si mundësi për ikje sepse Kosova jonë ka mevojë dhe duhet të zhvillohet nga të rinjtë e mrekullueshëm. Prandaj Dekada e Re bazohet në tri shtylla: besim, zhvillim, integrim. Pa besuar nuk e kishim arritur as lirinë e as pavarësinë. Dekada e Re është tranformim ekonomik i Kosivës. Pra të keni besim se bashk mund ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën”, tha Veseli.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha para të rinjve të Suharekës që janë bërë pjesë e PDK-së për Dekadën e Re se andej nga lëvizë PDK, lëvizë edhe Kosova sepse partia shtetformuese është determinuese e zhvillimeve pozitive në vend.
“Forca e Kosovës ka qenë gjithmonë rinia. Gjitha zhvillimet pozitive në Kosovë kanë ndodhur me në krye rininë. Andaj dua të ftoj të gjithë të rinjtë që po bëhen pjesë e Dekadës së Re, të përgatiten dhe punojnë për ta forcuar dhe rritur edhe më shumë PDK-në në të gjiutha komunat e Kosovës”, tha Hoxhaj.
Gjatë ditës, PDK do të mbajë edhe disa kuvende zgjedhore të Rinisë Demokratike në qytete të ndryshme të Kosovës.