Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ishte pranishëm në palestrën “Mintarori’ në Mitrovicë, për të ndjekur nga afër takimin mes Përfaqësueses së Kosovës në Basketboll ndaj Sllovenisë.
Ky takim ishte në kuadër të Grupit E për kualifikimet për Eurobasket 2017, por në fund Kosova humbi 81-91.
“Në Mitrovicë sonte bashkë me mijëra simpatizues bëra tifo për përfaqësuesen tonë në basketboll, e cila luajti shumë mirë ndaj Sllovenisë në sallën e sporteve në Mitrovicë. Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë. Forca Kosova! K.V”, ka shkuar Veseli në Facebook.
Kjo ishte ndeshja e katër për Kosovën në këtë garë, por fatkeqësisht të gjitha i ka humbje./PrishtinaPress.eu