1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: ‘Patriotët’ le të shkojnë në Vladimir, Ulqin e Preshevë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vota për ratifikimin e ligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi është patriotizëm, ndërsa të gjithë patriotët tjerë i ka ftuar të shkojnë në Ulqin, Preshevë e Valdimir.

Kështu ai ka ironizuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prejardhja e të cilit është nga ato troje, ndërsa paraprakisht ka sqaruar si e pati organizuar takimin mes ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe atij malazez Dushko Markoviq.

“Takimi i kryeministrave në Shkodër ka ndodhur para dy vjetësh, si përpjekje e imja që të kemi konsensus. Kontakti i tyre ka qenë ideja e krijimit të një baze të mirë për ta tejkaluar situatën që kemi pasur. Për të arritur në një dakordësim që palët ta korrektojnë marrëveshjen, nëse janë bërë gabime. Por presioni i madh mbi ish-kryeministrin Isa Mustafa nuk e lejoi të ndodhë kjo gjë. Pala malazeze që nga fillimi nuk ka qenë bllokuese. Përkundrazi. Ka pasur gatishmëri për dakordësim në këtë çështje”.

“Nesër patriotizmi më i madh do të ishte votimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Patriotët tjerë le të shkojnë në Ulqin, le të shkojnë në Preshevë, le të shkojnë në Vladimir – ta mbrojnë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img