Site icon PrishtinaPress

Veseli pas takimit me zyrtarët nga Gjermania dhe Franca: Liberalizimi do të ndodh këtë vit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vlerësuar si pozitiv takimin me zyrtarët nga Gjermania dhe Franca, përcjellë Indeksonline.

Në një deklarim për media pas takimit, ai tha se është i bindur që këto shtete do të përkrahin në heqjen e vizave.

Veseli beson se kjo do të ndodh këtë vit.

Derisa tha se qëndrimet e Kosovës në këtë takim kanë qenë unike, ai theksoi se shteti dhe sovraniteti i vendit janë të pacenueshëm.

Në fund kreu i koalicionit qeverisës i bëri thirrje edhe partive opozitare që të bashkëpunojnë, siç tha Veseli, në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve.

“Jam shumë i bindur që Gjermania dhe Franca do të përkrahin Kosovën po ashtu edhe në liberalizimin e vizave një e drejtë që shpresojmë që të ndodh këtë vit. Vendet e BE do të jenë të involvuara së bashku me SHBA në arritjen e një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë e cila do t’i hap perspektivë më të mirë gjithë Ballkanit Perëndimore dhe gjithë kontinentin. Qëndrimet tona ishin shumë unike, të delegacionit të Kosovës. Shteti dhe sovraniteti janë të pacenueshme, për aq sa edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodh dhe marrëveshja historike me Serbinë. Thërras edhe opozitën që të jenë pjesë e këtij komunikimi dhe bashkëpunimi për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve tanë”, tha ai.

Exit mobile version