Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se arsyeja e ftesës nga ana e tij drejtuar të gjithë përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, është përçimi i mesazhit që Kosova është një vend evropian dhe ka orientim perëndimor.
Veseli tha se Kosova do të vazhdojë në rrugëtimin e saj euroatlantik si dhe do t’i përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme.
Kryeparlamentari ka deklaruar se do të vazhdohet komunikimi pozitë-opozitë, procesi i dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe procesin e forcimit të sovranitetit të shtetit.