Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha para mediave se konstituimi i sotshëm i Kuvendit të Kosovës, është një shpresë që të hapet rrugë për krijimin e institucioneve të reja.
Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas përfundimit të seancës konstituive ka bërë të ditur para mediave se konstituimi i sotshëm i Kuvendit të Kosovës, është një shpresë që të hapet rrugë për krijimin e institucioneve të reja.
“Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit, jam shumë falënderues për qytetarët dhe deputetët e dy legjislaturave të kaluara. Shpresojmë që dita e sotme do t’i hap rrugë krijimit të institucioneve”, tha Veseli.
Ai shtoi se ajo që është kryesore është se nuk duhet të krijojmë kriza artificiale e cila mund ta vejnë situatën e qytetarit në një krizë sociale siç është marrja e pagave.