Në lidhje me këtë ai ka siguruar qytetarët e Kosovës se deri të mërkurën do të arrihet një marrëveshje dhe demarkacioni do të kalojë.
Veseli theksoi se ka një dialog konstruktiv mes palëve për të arritur një marrëveshje.
Dallimet në diskutime ka thënë se janë të vogla dhe sipas tij ato do të tejkalohen për të quar përpara demarkacionin, si një proces me interes nacional.
Miratimi i kësaj marrëveshje, ka thënë kryeparlamentari Veseli, do ta forcojë sovranitetin e Kosovës dhe do të mundesojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën shengen.