0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Nuk u besoj hartave jugosllave, por miqve amerikanë e evropianë!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret që më 1 shtator çështja e demarkacionit me Malin e Zi të përfundojë.
“Unë pres që të kryhet më 1 shtator demarkacioni dhe nuk humbim asnjë metër. Është fakt real se ky është kufiri jonë”, ka thënë Veseli në transmetuesin publik.
Ai më tej ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit do t’i prishte punë Kosovës dhe do t’i pengonte rrugën në drejtimin perëndimor.

Veseli përmendi argumentet e disa ekspertëve opozitarë në debatin e 3 gushtit por, siç tha ai, nuk është i prirë t’u besojë hartave jugosllave dhe mendësisë jugosllave, por do t’i besojë Shteteve të Bashkuara, miqve evropianë dhe ekspertëve të komisionit shtetëror.
“Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi do të kalojë. Duhet ta dimë vetëm një fakt se Kosova fiton shumë me këtë demarkacion kur ta miratojë. Ndërsa nëse nuk do të bëhej, e ardhmja është e panjohur. Ne duhet të bëjmë vendimmarrje historike më 1 shtator dhe t’i hapim perspektivë vendit për reforma dhe zhvillim ekonomik, për ta ndryshuar cilësinë e jetës”, tha Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img