Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga mbledhje e Këshillit Drejtues të kësaj partie dërgoi mesazhe për opozitën duke thënë se nuk mbrohet shteti duke penguar përcaktimin e kufijve, duke mos njohur simbolet dhe rendin kushtetues të Kosovës.
Veseli tha se imponimi i frymës së konfliktit politik, ikja nga domosdoshmëria e konsensusit për interesat vitale të shtetit, kanë pasur vetëm pasoja negative për vendin dhe qytetarët.
Sipas kreut të PDK-së, as nuk liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës me sjellje të tilla politike dhe është cinizëm të mendohet të krijohet ushtria e Kosovës duke humbur besimin e partnerëve ndërkombëtarë.
Veseli shtoi se PDK-ja ka shmangur më të keqën, dhunën, në favor në rrugës së arsyes.