“Shumë shpejtë të gjitha ato familje do të vendosen me një objekt, i cili ofron kushte me standarde evropiane. Falënderoj Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që është duke ecur punën me ndërtuesin e projektit, por kjo nuk ka mundur të arrihet pa Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”, theksoi ai.
I pyetur se a është vështirë të mbahen premtimet, kryeparlamentari ka theksuar se nuk është e vështirë të mbahen premtimet, “sepse ne kemi obligim me i përmbush pritjet e qytetarëve tanë. Duhet ta duam shtetin. Kosova ka mundësi të jetë Zvicra evropiane”.
Në këtë objekt do të vendosën rreth 15 familje. /Ekonomiaonline.com
Veseli: Nuk është zor me i mbajt premtimet
Kadri Veseli ka theksuar se kjo ndërtesë kolektive do të evitojë një nga realitetet më të hidhura të Republikës se Kosovës, “ku familjarët tanë kanë jetuar në kushte mesjetare dhe se tani më ajo kohë ka kaluar përfundimisht”.