Site icon PrishtinaPress

Veseli ngushëllon Hungarinë për tragjedinë që humbën jetën 16 fëmijë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka ngjushëlluar Hungarinë për 16 fëmijët që humbën jetën ditë më parë në një aksident trafiku në Itali.

16 persona kishin vdekur dhe 39 të tjerë ishin lënduar kur një autobus u përplas dhe mori flakë në afërsi të qytetit të Veronë.

“Në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë, për të shprehur ngushëllimet, pas tragjedisë që mori jetën e 16 fëmijëve teksa një autobus me nxënës hungarezë u aksidentua javën e kaluar në Itali. Në këto momente të rënda dhe të dhimbshme, Kosova ndodhet përkrah popullit hungarez”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version