Site icon PrishtinaPress

Veseli ngushëllon familjen Haliti: Shpresoj të jetë rasti i fundit në vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka shprehur ngushëllime familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre, me shpresë që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë.

Veseli në një postim në Facebook, i ka bërë thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.

Postimi i plotë i Veselit:

“I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.

Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjit hë botën.

Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.

Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim”, ka shkruar Veseli.

Në Kosovë u konfirmua të dielën viktima e parë nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.

Exit mobile version