Site icon PrishtinaPress

Veseli: Nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar për media pas ratifikimit të Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ai ka thënë se “nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë për qytetarët”.

“Kemi kaluar çaste jo shumë të lehta. Urime për të gjithë”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë se Kosova tash i kthehet normalitetit. Veseli po ashtu ka deklaruar se vendin e presin edhe shumë sfida të tjera përpara.

Kreu i Kuvendit ka thënë se beson se para fundit të këtij viti, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Exit mobile version