Site icon PrishtinaPress

Veseli: Nga amfiteatri i Juridik kanë filluar celulat e para të UÇK-së

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017 ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj kanë vizituar Qendrën e Studentëve dhe Fakultetin Juridik.
Për të uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik, në Fakultetin Juridik ka qëndruar edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Veseli me këtë rast tha se nga ky amfiteatër në vitin 1990 janë nisur edhe celulat e para të UÇK-së.
Ndërsa, ministri Bajrami tha se nga juristët do të varet hartimi dhe zbatimi i ligjeve në të ardhmen.

Exit mobile version