Site icon PrishtinaPress

Veseli: Nesër Kuvendi voton shndërrimin e FSK’së në Ushtri

Kuvendi i Kosovës nesër voton për projekt ligjin për shndërrimin e FSK’së në Ushtri.

Kjo është bërë e ditur nga Kreu i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë, ku edhe u vendos që seanca për votimin e këtij projekt ligji të mbahet të enjten.

“Nesër do të mbahet seanca për shndërrimin e FSK’së në ushtri. Patëm një koordinim shumë të ngushtë me grupet parlamentare që këtë çështje ta çojmë në Kuvend”, ka kryeparlamentari Veseli.

Exit mobile version