Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me atë të Bullgarisë.
E për të përkrahur lojtarët, Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli, iu ka shkuar për vizitë kësaj vizite ju ka bashkangjitur edhe Ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.
“Me djemtë tanë, në Sofje, para ndeshjes së radhës drejt Euro 2020. Suksese Kosovës!”, ka shkruar Veseli në Facebook, derisa ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga takimi.
Ndeshja me Bullgarinë është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Kosova deri më tani ka një paraqitje mjaft të mirë. Ajo për 13 ndeshje radhazi nuk njeh humbje.