Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e ditëlindjes së 106-të të nobelistes, Nënë Terezë, tha se shqiptarët janë të bekuar nga Zoti.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Sot është Ditëlindja e 106-të e nobelistes sonë, Nënës Terezë.
Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit një humaniste të madhe. Më 5 shtator të këtij viti bëhet shenjtërimi i saj.
Kjo ditë na fton të gjithëve për ta nderuar dhe kujtuar rolin dhe punën e saj në bamirësi, në zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve njerëzore”.