0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 18 vjetron e masakrës së Reçakut ka thënë se muaji janar është muaji i sakrificave dhe i rënieve të mëdha.

“18 vite më parë në Reçak u krye një nga krimet më monstruoze nga makineria ushtarake e regjimit serb.

Qëllimi i Serbisë ishte i qartë : përmes terrorit të gjunjëzoj shqiptarët, të thyej shpirtin  e tyre të rezistencës, t’i bënte të pranonin nënshtrimin dhe të harronin lirinë.

Kjo llogari kriminale doli krejtësisht e gabuar.

Krimi në Reçak ju kthye bumerang Serbisë.

E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit.

E vërteta e Reçakut shkatërroi sistemin e propadandës serbe dhe luftën e saj special”- ka thënë Veseli në 18 vjetorin e masakrës së Reçakut.

“Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë e vërteta e Kosovës triumfoj mbi mashtrimin njëshekullor të Serbisë, mbi doktrinat e saj ta nacionalizmit shovinist.

Shumë janë ata që kanë merita për këtë moment historik, por më meritori prej tyre është miku i madh i vendit tonë, z. William Walker”- ka thënë ndër të tjera Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img