1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Veseli në QKUK, për tu njoftuar me gjendjen e Bajram Rexhepit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vizituar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), ish – kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ai ka thënë se falënderon të gjitha stafin mjekësor që po kujdesen për kolegun, ish – luftëtarin e UÇK-së dhe ish – kryeministrin e Kosovës.

“Do të qëndrojmë në përkrahje të familjes. Faza e parë ka kaluar me sukses, dhe shpresojmë se do të kalojmë në fazën e rehabilitimit. Kam ardhë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës”, ka shtuar Veseli.

Ndryshe ekipi mjekësor i cili është në kujdes të vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi ka mbajtur një konferencë për media, pas përfundimit të intervenimit kirurgjik.

Sipas mjekut kryesor, Arsim Morina, Rexhepi ka pësuar dy sulme në tru të cilat kanë atakuar seriozisht shëndetin e tij.

“Kemi vendosur për ndërhyrje operative. Qëllimi ka qenë që truri të lirohet truri nga të ënjturit. Rrjedha operative ka shkuar në rregull, nuk kemi pasur ndonjë komplikim”, ka thënë ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img