Site icon PrishtinaPress

Veseli në prani të ministrave Hamza e Beqaj, thotë se nuk do të ketë shkarkime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rikonfirmuar sot se asnjë ministër i PDK-së nuk është dorëhequr nga Qeveria.

Ai këtë e ka konfirmuar në një aktivitet të përbashkët me ministrin e Financave Bedri Hamza dhe atë të Inovacionit, Besim Beqaj që po zhvillohet në Prishtinë me përfaqësues të qindra bizneseve ku po prezantojnë reformën e re fiskale.

Ndryshe, ditë më parë kishte paralajmëruar dorëheqjen ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Po ashtu ishte spekuluar edhe për largimin e Hamzës dhe Beqajt.

Por, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli një ditë më parë në një takim me anëtar të Kryesisë kishte thënë se për largimet vendosë PDK-së dhe ai, e jo individët.

Exit mobile version