Site icon PrishtinaPress

Veseli në Poklek: Kurrë nuk do t’i falim masakrat e Serbisë në Kosovë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në Poklek të Drenasit me rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se kurrë nuk do të harrohen masakrat e Serbisë në Kosovë.

“54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën më mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version