Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli është pritur sonte në fshatin Dumnicë të Podujevës nga qindra aktivistë të PDK-së dhe qytetarë të shumtë, që i janë bashkuar për ta mbështetur për kryeministër të ardhshëm.
Advertisement
Veseli tha se mbështetja shumë e madhe anekënd Kosovës e bënë atë krenar dhe të përkushtuar për të ardhmen e vendit.
“Ndalesën e fundit sot e pata në Dumnicë të Podujevës ku u prita përzemërsisht nga qindra aktivistë e dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar Partisë Demokratike të bindur se partia jonë ka vizionin e duhur për të ardhmen. Të pranishmëve të shumtë u thashë se ne jemi mbledhur bashkë, jo për të mbledhur vota për pushtetin, por për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës. Lufta kundër korrupsionit na përket të gjithëve e më së shumti ka të bëjë me fëmijët tanë të cilët po emigrojnë sepse nuk po gjejnë mundësi këtu. Kjo duhet të marrë fund dhe nëse bëhemi të gjithë bashkë patjetër se do të marrë fund”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/
PostAdss